Politike

Meta nga Skrapari: Kriza politike ka ndikuar në ekonomi, reflektoni urgjentisht

15 Maj 2019, 11:02 Nga DOSJA
Meta nga Skrapari: Kriza politike ka ndikuar në ekonomi, reflektoni

SKRAPAR- Presidenti Ilir Meta nga Skraparai ka dhënë një mesazh për krizën politike në vend. Meta shprehet se kriza politike ka sjellë pasoja të rënda dhe në ekomoni, pasi sipas tij efektet po ndihen në turizëm.

Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”, shprehet Presidenti në një postim në Facebook.

Kriza politike tashmë ka arritur kulmin, ku Basha dhe Rama kanë rritur retorikën. Rama ka shtrirë dorën për dialog, por Basha shprehet se kriza mund të zgjidhet vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve. Opozita është shprehur se do vijojë protestat në rrugë, ndërsa qeveria është e vendosur që të vijojë rrugën drejt zgjedhjeve në 30 qershor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike ndikimi i krizes ne ekonomi ilir meta kriza politike ndikimi i krizes ne ekonomi

Sondazh

Poll