Aktualitet

HARTA LIVE/ Çadrën me vete! Rikthehen reshjet e shiut, dita nis me vranësira, moti në orët në vijim

13 Prill 2021, 05:26 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Çadrën me vete! Rikthehen reshjet e shiut, dita nis me

TIRANË– Çadra nuk duhet t’ju mungojë përgjatë gjithë ditës pasi sot nisin reshjet e shiut që do të zgjasin gjithë javën. Dita e sotme do të nisë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila gjatë paradites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër.

Sipas Meteoalb, këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor- duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

(A.B)Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 13 prill 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 13 prill 2021

Sondazh

Poll