Aktualitet

Makina përplas shtyllën elektrike, mbetet pa energji zona e Lundrës

12 Prill 2021, 19:29 Nga DOSJA
Makina përplas shtyllën elektrike, mbetet pa energji zona e

TIRANË -Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e Lundres ku një makinë tip “BMW X5” është përplasur me një shtyllë elektrike duke e rrëzuar atë.

Si pasojë e përplasjes së makinës me shtyllën kanë mbetur pa energji elektrike pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

Grupet e punës janë në tërren dhe po punojnë për të rregulluar difektet.

Njoftimi;

“Për shkak të një defekti në  një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën,  kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”

(E.K/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet makina perplaset me shtyllen elektrike mbetet pa drita lundra makina perplaset me shtyllen elektrike mbetet pa drita lundra

Sondazh

Poll