DiasporaRajoni

Arrestohet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, i fiku respiratorin pacientit grek duke i shkaktuar vdekjen

Ditën e sotme është raportuar se shqiptari është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje.
Featured image of article: Arrestohet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, i fiku respiratorin pacientit grek duke i shkaktuar vdekjen Foto Ilustruese

GREQI– Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në një spital Covid ku një 60-vjeçar shqiptar i fiku aparaturën një pacienti 76-vjeçar i cili humbi jetën.

Ditën e sotme është raportuar se shqiptari është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje.

Sipas mediave greke, autori dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai gjithashtu rezultonte disa herë i skeduar nga autoritetet greke. Në vitin 2006 ishte përfshirë në një sherr, ndërsa në vitin 2019 ishte proceduar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.

Pacienti shqiptar është transferuar në një spital tjetër ku po mjekohet pasi është i infektuar me Covid. Ai mbahet nën mbikëqyrjen e policëve pasi akuzohet për vrasje

(d.a/dosja.al)

Shto Koment