Art&Argëtim

Anthony Hopkins thyen rekord! Është aktori më i vjetër që fiton çmimin ‘BAFTA’ 

12 Prill 2021, 09:23 Nga DOSJA
Anthony Hopkins thyen rekord! Është aktori më i vjetër

BRITANI– Anthony Hopkins është zyrtarisht aktori më i vjetër që fiton çmim ‘BAFTA’ si aktori më i mirë protagonist. Çmimin e mori falë interpretimit në filmin “The Father”, ku ‘shkëlqeu’ në rolin e tij.

Aktori veteran ‘rrëmbeu’ çmimin në moshën 83-vjeçare. Ai as që e priste, madje harroi të futej në ‘Zoom’ për të dhënë fjalimin e falenderimit, pasi ishte shumë i zënë duke pikturuar në dhomën e tij të hotelit.

Ishin familjarët e tij ata që e njoftuan se çfarë po ndodhte dhe e kujtuan atë që të bashkohej me ‘Zoom’.

“Nuk e dija që kisha fituar. Po pikturoja në dhomën e hotelit ku po qëndroj kur më telefonuan. Është diçka e mrekullueshme, nuk e prisja kurrë të më ndodhte diçka e tillë në këtë moshë”, tha Hopkins.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kulture kulture anthony hopkins bafta2021 anthony hopkins bafta2021

Sondazh

Poll