Art&Argëtim

Harry rikthehet për herë të parë në Britani që pas largimit me Meghan, futet në karantinë para se të shkojë në varrim

12 Prill 2021, 06:43 Nga DOSJA
Harry rikthehet për herë të parë në Britani që pas

BRITANI– Princ Harry është kthyer për herë të parë në Britani që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan Markle. Kjo e fundit nuk e ka shoqëruar, për shkak të shtatëzanisë së saj, shkruan Daily Mail.

Harry u pa në Aeroportin Heathrow në perëndim të Londrës ditën e djeshme rreth orës 13:00. Ai mbante veshur një palë xhinse, xhaketë dhe një maskë të zezë dhe sapo ka mbërritur në aeroport, është larguar me një makinë Range Rover drejt pallatit mbretëror.

Princi duhej të udhëtonte menjëherë drejt Britanisë, pasi duhej të qëndrojë disa ditë e i karantinuar para ceremonisë së lamtumirës së Princit Philip. Ai do të qëndrojë në Nottingham Cottage, shtëpia ku jetoi me Meghan para martesës.

Philip vdiq në Kështjellën Windsor ditën e premte, dy muaj para ditëlindjes së tij të 100-të.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz princ harry vdes princi philip princ harry vdes princi philip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Prill 2021, 19:02

VLORË– Shkrimtari Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helena, ka zhvilluar një bashkëbisedim me lexuesit e tij në Vlorë. Në kronikën e Repor...