Art&Argëtim

‘Rrini në Shqipëri ose jashtë, po të paktën lindi mo vëlla!’/ Thirrja e Bes Kallakut për qytetarët: Në këtë vend

12 Prill 2021, 06:54 Nga DOSJA
‘Rrini në Shqipëri ose jashtë, po të paktën lindi

TIRANË– Bes Kallaku, moderatori i spektaklit të humorit ‘Kosherja’ ka mbajtur një monolog në nisje të shfaqjes për plakjen e popullsisë. Kjo ishte tema e zgjedhur nga Besi, pasi sipas tij në Shqipëri ka një rënie të madhe të numrit të lindjeve të fëmijëve. Aktori tha se lindja ka nisur më së shumti në kohën e karantinës, e se nëse s’do ishte kjo periudhë mbyllje, do kishte lindje më të pakta.

Shqipëria po plaket, po plaket, po plaket çdo ditë e më shumë. Edhe sot dhe emigrimin e kemi kthyer në tendencë, shkojmë jashtë, martohemi jashtë dhe nuk bëjmë fëmijë se nuk duan këto të huajt shuëm kalamanj. Jo mor vëlla, jo, ka lezet, jetonte robi në Shqipëri, mirëpo lindi more lindi.’- shprehet aktori.

Besi bën thirrje njerëzve që të lindin fëmijë, duke thënë se pasuria më e madhe që njeriu mund të lërë pas janë pikërisht ata.

MONOLOGU:

“Shqipëria është vendi ku të gjithë ankohen dhe askush nuk zgjidh asgjë. Madje do vij dita ku nuk do kemi më as ankesa, se kështu si ka nisur nuk do ngelet njëri që të ankohet të paktën. Të gjithë po ikin dhe përveç se po ikin nuk po lindin. Sipas statistikave ka një rënie të jashtëzakonshme të numrit të lindjeve në Shqipëri. Edhe pse ndodh kjo? Sepse sot, në ditët e sotme burri kur shkon 40 vjeç thotë: ‘Jam i vogël për atë punë unë. Kena moshë ne për atë gjë’.

Mirë kjo, por fenomeni tjetër femrat. Shkon 35-vjeç ajo ka bërë vetëm një fëmijë dhe thotë: ‘Hë mo kur do e lindësh të dytin. Jo më, të shëndoshem prap? Të humb linjat prap? Jo. Ore në këtë vend kanë ngel vetëm plaka dhe pleq. Kush do lindi këtu? Hajde se po punon plaku, po nuk prodhon plaka. Thoni shyqyr që ra kjo periudha e pandemisë dhe karantinës, hajt mo filloi çik fotokopja se ndryshe mesadha mo vëlla. Po e quajnë të pasurit e një fëmije lluks, ka për të na u bërë fëmija si dinozaurët që kanë jetuar dikur nga që po ikin të gjithë dhe këta që kanë ngel këtu tani thonë: ‘Fëmija, mos sa shpenzime ka që të bëj fëmijë unë’. E quajnë fëmijën shpenzim. Marrim një makinë llogaritëse dhe bëjmë një llogari të vogël. Fillojmë: ‘Pampersa, me çuçi, qumështin, me karrocën, me krevatin, me rrobat, jo për gjë po kemi hequr në kurriz vetë’. Edhe sot kjo është problem, kurse dikur ne të gjitha këto i merrnin borxh, por ama kishte pjellori mo vëlla. Shqipëria po plaket, po plaket, po plaket çdo ditë e më shumë. Edhe sot dhe emigrimin e kemi kthyer në tendencë, shkojmë jashtë, martohemi jashtë dhe nuk bëjmë fëmijë se nuk duan këto të huajt shuëm kalamanj. Jo mor vëlla, jo, ka lezet, jetonte robi në Shqipëri, mirëpo lindi more lindi. Rrini në Shqipëri ose rrini jashtë Shqipërie, po të paktën lindi mo vëlla lindi se pasuria më e madhe që do lini pas vetes tuaj janë vetëm fëmijët tuaj”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz bes kallaku bes kallaku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Prill 2021, 19:02

VLORË– Shkrimtari Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helena, ka zhvilluar një bashkëbisedim me lexuesit e tij në Vlorë. Në kronikën e Repor...