Bota

Gazetarja serbe rrëfen si reagoi Rama kur i tregoi tre gishtat

15 Maj 2019, 12:53 Nga DOSJA
Gazetarja serbe rrëfen si reagoi Rama kur i tregoi tre gishtat

Gazetarja serbe, Ksenija Vučić që zhvilloi intervistën me kryeministrin Edi Rama tregoi se kishte kërkuar një kontakt me të disa muaj më parë, por tashmë u bë e mundur.

“As ai dhe as stafi i tij nuk më kërkuan pyetjet fare. Duhet të them të vërtetën. Gjithçka varej nga unë. Kur u bë gati gjithçka ia nisa linkun stafit të tij”,– tha Vučić në një intervistë mëngjesin e sotëm.

Ajo që bëri më shumë përshtypje për serbët në këtë intervistë ishte tregimi i tre gishtave nga gazetarja ndaj Ramës si edhe reagimi i tij.

“Ishim në fund dhe unë i kisha bërë të gjitha pyetjet që kisha. Një moment Rama foli për bukëpjekësin shqiptar që pati probleme dhe u detyrua që të largohej nga Beogradi. Unë i thash se nuk është larguar, por vijon të punojë aty. Pastaj i ngrita tre gishtat lartë dhe i thashë nëse do të isha e sigurt nëse do të shëtisja rrugëve të Tiranës kështu duke bërë simbolin e serbëve dhe Rama reagoi me qetësi dhe më tha se ai do të kujdesej që të mos më ndodhte gjë”,- vijoi gazetarja.

Marrë nga Albeu.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gazetarja serbe ksenija vučić novo jutro gazetarja serbe ksenija vučić novo jutro

Sondazh

Poll