Politike

Fratari në zonën e Kasharit: Do të përmirësojmë jetesën dhe kushtet në këtë mjedis të ri banimi

11 Prill 2021, 19:34 Nga DOSJA
Fratari në zonën e Kasharit: Do të përmirësojmë

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari ishte në zonën e Kasharit, me banorët e kompleksit “Fratari”.

Në faqen e saj ajo shkruan për një takim entuziast me banorët e rinj.

“Në Kashar ishte një takim i mrekullueshëm me banorët e kompleksit të banimit “Fratari”. Pas ndërtimit të banesave, të cilat u janë dhënë banorëve sipas një skeme kreditimi të butë, kompania “Fratari” ka ndërtuar edhe një qendër shëndetësore për ta. Rikthimi im këtu, tashmë si kandidate për deputete e zonës, ishte një si një ditë feste për të dyja palët. Mbi 80 banorë u bashkuan me ne në këtë takim. Mirënjohja e këtyre njerëzve lexohet në cdo fjalë që thonë. Ndrësa unë nuk jam këtu për të marrë mbrapsht votën e mirënjohjes, por për tu thënë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë tashmë si një premtim për tua përmirësuar jetesën dhe kushtet në këtë mjedis të ri banimi, e më gjërë” – shkruan Fratari në faqen e saj.

Me tej ajo pohon se “unë jam në politikë për të punuar që cdo qytetari ti garantohen e kushtet normale të jetesës dhe shërbimet më të domosdoshme shëndetësore e sociale”.
Ajo ftoi banorët e kësaj zone, por edhe të tjerët që në 25 prill të votojnë numrin 9 tek lista e partive dhe 34 tek lista e kandidatëve.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2021, 18:22

KAVAJË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë sot në Kavajë në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithsme të 25 Prillit.Ajo u shpreh s...