Aktualitet

Krimi në Dibër/ Banorët: Vjehrra ishte grua e urtë, familje e mirë. Shkuam për ngushëllim, aty morëm vesh që e kishte v

11 Prill 2021, 11:59 Nga DOSJA
Krimi në Dibër/ Banorët: Vjehrra ishte grua e urtë, familje

DIBER– Banorët e fshatit Burim në Maqellarë të Dibrës ku ndodhi ngjarja e rëndë pas një sherri vjehrrë-nuse dhe kjo e fundit e qëlloi për vdekje me thikë, thonë se familja njihet në zonë si një familje e urtë. Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi ata thonë se ngjarjen e kanë mësuar nga televizori.

“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë. Në televizor e dëgjova. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”, shprehet një tjetër banor.

“Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania. E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëlluam dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutisht. Nuk na thanë, sot në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar tek News24. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë”, deklaron një tjetër.

Krimi brenda familjes ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maqellarë të Dibrës. Miranda Markja, 44 vjeçe vrau me thikë vjehrrën e saj, 74-vjeçaren Naile Markja. Nusja fshehu krimin për 6 orë. Djali i të ndjerës zbuloi ngjarjen e rëndë dhe njoftoi policinë. Autorja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ndërsa nuse e vjehrrë kanë patur probleme të hershme.

Lajmi kryesor: Vrasje makabre në Dibër, nusja qëllon vjehrrën 74-vjeçare me thikë dhe fsheh krimin: I dhimbte koka ndaj ulëriti (NGJARJA)

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet miranda markja naile markja nusja vret vjehrrën vrasja ne diber miranda markja naile markja nusja vret vjehrrën vrasja ne diber

Sondazh

Poll