Aktualitet

Lirohen masat, nga dita e nesërme Shqipëria mbyllet në orën 22:00!

11 Prill 2021, 10:16 Nga DOSJA
Lirohen masat, nga dita e nesërme Shqipëria mbyllet në orën

TIRANË – Duke filluar nga dita e nesërme, Shqipëria nuk do të mbyllet më në orën 20:00, por në 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një konference për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve. 

Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore”, u shpreh Manastirliu.

LAJMI KRYESOR:Lirohen kufizimet anti-COVID/ Ora policore hyn më 22:00, në fuqi edhe ditën e zgjedhjeve, nisin fluturimet me Britaninë e Madhe

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lirohen masat ne shqiperi lirohen masat ne shqiperi

Sondazh

Poll