Bota

Franca ndryshon kohëzgjatjen ndërmjet dy dozave të vaksinimit anti-Covid

11 Prill 2021, 08:21 Nga DOSJA
Franca ndryshon kohëzgjatjen ndërmjet dy dozave të vaksinimit

FRANCË-Franca do zgjasë intervalin kohor mes dy dozave të vaksinimit kundër koronavirus që janë prodhuar nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna me qëllim pershpejtimin e fushatës së imunizimit të vëndit.

Aplikimi i kësaj mënyre vaksinimi do të fillojë që nga data 14 prill sipas Reuters.

Oliver Veran, Ministri i Shëndetësisë tha se dozat e vaksinave kunder Covid-19 do të jepet në një iterval kohor prej gjashtë javësh dhe jo prej katër javësh siç ishte deri më tani.

“Kjo do të na lejojë ne që të vaksinojmë më shpejtë (popullatën) pa e zvogëluar mbrojtjen”, tha Veran

Franca po administron 10 milion dozat e para dhe qeveria thotë se ka për synim edhe 10 milion doza të tjera deri në mes të muajit maj.

(e.k.dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota franca oliver veran vaksinimi anti-covid franca oliver veran vaksinimi anti-covid

Sondazh

Poll