Bota

Raportohet për dhjetëra protestues të vrarë në Mianmar

10 Prill 2021, 18:42 Nga DOSJA
Raportohet për dhjetëra protestues të vrarë në Mianmar

MYANMAR- Forcat e sigurisë në Mianmar kanë shtënë drejt protestuesve me granata që hidhen nga pushka, në qytetin Yangon, duke vrarë mbi 80 persona, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) si dhe mediat lokale.

AAPP dhe agjencia e lajmeve, Myanmar Now raportuan të shtunën se 82 persona u vranë gjatë protestave kundër puçit ushtarak gjatë së premtes, duke shtuar se protestat janë duke vazhduar edhe të shtunën. Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, që prej se kanë nisur protestat kundër puçit ushtarakë janë vrarë mbi 600 protestues.

Megjithatë, ushtria në Mianmar, që njihet ndryshe edhe si Birmani, hedh poshtë numrin e të vrarëve, që prezantohet nga grupet monitoruese. Të premten, zëdhënësi i juntës ushtarake, Zaw Min un tha se ka regjistruar 248 civilë të vrarë dhe 16 policë që prej se ndodhi puçi dhe shtoi se autoritetet e sigurisë nuk kanë përdorur armë automatike ndaj protestuesve.

Më 1 shkurt, ushtria mori kontrollin e shtetit dhe arrestoi liderët e qeverisë civile.

Protestuesit po kërkojnë rikthimin e demokracisë, ndërkaq ushtria është zotuar se pas një viti do të mbahen zgjedhjet e reja.

MARRË NGA REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grusht shteti ne myanmar grusht shteti ne myanmar

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2021, 11:35

Pse nuk u quajt Princ Filipi mbret?

MBRETËRIA E BASHKUAR- Princi Philip nuk mund të merrte kurrë titullin Mbret, megjithëse ai ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth.Në mënyrë që të martoh...

Bota 10 Prill 2021, 10:37

Faktet dhe mitet mbi procesin e vaksinimit

MBRETERI E BASHKUAR-Njoftimi nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për përdorimin e vaksinave alternative për personat nën 30 vje&ccedi...