Bota

“Pastroni Kapitolin”, detaje të reja mbi sulmin e mbështetësve të Donald Trump

11 Prill 2021, 07:58 Nga DOSJA
“Pastroni Kapitolin”, detaje të reja mbi sulmin e

SHBA-Pas sulmit ndaj Kapitolit të datës 6 janar, janë zbuluar detaje të reja rreth mënyrës se si autoritetet u përpoqën të shuanin sulmin dhe të vendosnin rendin.

Teksa mbështetësit e Donald Trump përplasën policinë dhe sulmuan ndërtesën, nënpresidenti Mike Pence u përpoq të vinte situatën nën kontroll dhe lëshoi një kërkesë befasuese

“Pastroni Kapitolin”, urdhëroi Pence, shkruan the Guardian

Pak para mesditës së 6 janarit, Trump u tha mbështetësve në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë se ata duhet të marshonin për në Kapitol. Turma ishte të paktën me 10.000 persona. Deri në orën 1.15 pasdite, procesioni ishte në rrugën e duhur.

Trump u tha mbështetësve paraditen e 6 janarit, në një tubim para Shtëpisë së Bardhë se ata duhej të marshonin për në Kapitol. Turma përbëhej nga 10.000 persona dhe deri nga mesi i ditës turma arriti në Kapitol.

Disa nga protestuesit u bënë të dhunshëm menjëherë pas arritjes në Kapitol. Shefi i policisë kërkoi ndihmë të menjëhershme. Por më orën 2:10 të pasditës protestuesit arritën të depërtonin dyert e senatit dhe ishin në kërkim të ligjvënësve që numërojnë votat elektorale.

Edhe dy orë më pas protestuesit endeshin nëpër Kapitol derisa Trump bëri një postim në Twitter dhe theu heshtjen në 4:17 pasdite duke thënë se ndjekësit e tij duhet të “shkojnë në shtëpi dhe të shkojnë në paqe”. Plani u finalizua dhe në orën 8 pasdite, Kapitoli u shpall i sigurt.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump mike pence sulmi ne kapitol donald trump mike pence sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll