Bota

Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në ceremonine e varrimit të Princ Philip: Duhet të respektojmë rregullat anti-Covid

10 Prill 2021, 20:51 Nga DOSJA
Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në ceremonine e varrimit

ANGLI- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Princit Philip. The Guardian shkruan se kryeministri do të respektojë rregullat anti-Covid dhe se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me 30 persona. Varrimi i dukës do të bëhet në Kalanë Windsor të Shtunën e ardhshme.

“Si rezultat i rregulloreve të Covid, vetëm 30 njerëz mund të marrin pjesë në varrimin e Princit Philip, Duka i Edinburgut. Kryeministri gjatë gjithë kohës ka dashur të veprojë në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore, dhe kështu që të lejojë sa më shumë anëtarë të familjes nuk do të marrë vetë pjesë në varrim të Shtunën,”thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Princ Philip humbi jetën ditën e djeshme. Ai ishte prej kohësh i sëmurë nga zemra si dhe vdiq 2 muaj para se të festonte ditëlindjen e tij të 100.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson princ philip boris johnson princ philip

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2021, 11:35

Pse nuk u quajt Princ Filipi mbret?

MBRETËRIA E BASHKUAR- Princi Philip nuk mund të merrte kurrë titullin Mbret, megjithëse ai ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth.Në mënyrë që të martoh...