Sport

Zyrtare: Valverde zgjeron kontratën me një vit si trajner i Barcelonës

15 Shkurt 2019, 09:36 Nga DOSJA

 

 Kontrata e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, e cila pritej që të përfundonte në fund të këtij sezoni mesa duket ka ndryshuar pasi spanjolli ka siguruar një kontratë të re me blaugranët.

Barcelona ka arritur marrëveshje të re me Valverden, që e mban tani trajnerin deri në fund të sezonit 2019/20 te klubi katalonas.

Një klauzolë është shfrytëzuar nga drejtuesit e klubit të “Blaugranëve” dhe Valverde tani do të jetë në pozitën e trajnerit të Barcelonës për të paktën edhe një sezon tjetër. 

Valverde u emërua trajner i Barcelonës në maj të vitit 2017, mirëpo sipas artikujve të publikuar në mediat spanjolle ai pritej të largohej në fund të këtij sezoni.

Barcelona tashmë ka zyrtarizuar zgjerimin e kontratës për trajnerin që ka fituar titullin e La Ligës dhe Kupës së Mbretit në sezonin e tij të parë në këtë klub.

Valverde ka qenë trajner i Barcelonës për plot 96 ndeshje, 65 prej të cilave i ka fituar, 22 i ka barazuar dhe në nëntë ka pësuar disfatë. 43 nga 65 fitoret kanë qenë në kuadër të La Ligës, 11 në Kupën e Mbretit, dhjetë në Ligën e Kampionëve dhe një në Super Kupën e Spanjës.

Që nga ardhja e tij në pozitën e trajnerit, Valverde ka arritur disa shifra spektakolare, të cilët janë arritur vetëm nga pak të tjerë. Në sezonin e tij të parë, ai e fitoi edhe titullin e La Ligës, të Kupës së Mbretit dhe në sezonin 2018/19 e shtoi edhe Super Kupën e Spanjës në këtë listë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona ernesto valverde barcelona ernesto valverde

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2019, 08:49

Messi është gati për Valverde-n

Barcelona ka marrë një lajm të mirë pasi Messi është gati të luajë në ndeshjen kundër ValladollidArgjentinasi është rikuperuar tërheqja muskulare që mori në nde...

Sport 15 Shkurt 2019, 08:16

Ronaldo ‘Fenomeni’ rikthehet në Camp Nou

Santiago Bernabeu, Mestaja dhe Ciutat Valencia kanë qenë 3 stadiumiet e vizituara nga braziliani Ronaldo që prej ditës kur ai u bë pronar i klubit të Real Valla...