Aktualitet

Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur nga Shkodra në moshën 54-vjeçare, postimi i saj i fundit: Qenka tmerr!

10 Prill 2021, 07:31 Nga DOSJA
Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur nga Shkodra në

SHKODËR– Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.  Ajo nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusi, duke u ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije gazetari Ardi Hoti me anë të një njoftimi në postimi në rrjetet sociale.

Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare .Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit” shkruan ai në postimin e tij.

Vetë gazetarja pak ditë më parë shprehej në një postim se virusi ishte një “tmerr”.

“Kam besuar që në fillim se Covid-19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka një tmerr,” shkruante ajo më 4 prill në Facebook.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila dushi nderron jete anila dushi anila dushi nderron jete anila dushi

Sondazh

Poll