Aktualitet

Protesta e kontrollorëve në Rinas, Lleshaj: Ka kush i zëvendëson, kemi ndërtuar një sistem pagash absurd

10 Prill 2021, 05:23 Nga DOSJA
Protesta e kontrollorëve në Rinas, Lleshaj: Ka kush i

TIRANË– Për protestën e kontrollorëve ajrorë në Rinas, ka reaguar ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH, Lleshaj u shpreh se avionët nuk përplasen se nuk janë kontrollorët për një moment në detyrë, pasi avionët janë autonomë mjaftueshmërisht.

“Dëgjoja ata protagonistët e ngjarjes që me një lloj nënqeshje cinike thonin nuk ka kush na zëvendëson ne. Jo mo ka kush ju zëvendëson fare mirë. Avionët i drejtojnë pilotët dhe avionët janë autonomë mjaftueshmërisht që të mos bien pre e kësaj. Ky është profesioni im i parë, po t’ia rrisja rëndësinë do rrisja rëndësinë e profesionit tim”, deklaroi Lleshaj.

Po ashtu ish-ministri i Brendshëm tha se momenti për të zhvilluar këtë protestë ishte më i keqi i mundshëm.

“Momenti i zgjedhur është më i keqi i mundshëm dhe është një inteligjencë shumë e vonuar kur pas një viti reagojnë. Kur kanë duruar një vit mund të duronin edhe një muaj. Për këtë kategori kemi paga ekstravagante. Ne kemi ndërtuar një sistem pagash absurd dhe i paguajmë ata në varësi të rëndësisë që ata kanë për të na bërë dëm”, tha Lleshaj.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas sander lleshaj protesta e kontrolloreve ne rinas sander lleshaj

Sondazh

Poll