Aktualitet

Ekzekutimi në mënyrë mafioze i gazetarit investigativ në Greqi, Jorgo Karaivaz! Dëshmitarët: Menduam se i ra të fikët, i

10 Prill 2021, 05:42 Nga DOSJA
Ekzekutimi në mënyrë mafioze i gazetarit investigativ në

GREQI– Gazetari i njohur i kronikës së zezë në Greqi, Jorgo Karaivaz është ekzekutuar për vdekje ditën e djeshme. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou. Ai kishte qenë i ftuar në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa.

Autorët, dy burra kishin hipur në një skuter dhe kishin vendosur një pritë dhe i kishin zbrazur një karikator të një arme me silenciator mbi mjetin e gazetarit, por gjashtë plumba përfunduan në trupin e tij, duke i marrë jetën. Gazetari u gjet me kokën e varur jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 17 gëzhoja.

Disa nga qytetarët që ishin pranë vendit të ngjarjes rrëfyen për mediat greke vrasjen brutale. “Ata e qëlluan dhe pastaj u larguan. Unë parkova makinën, ishin tre punonjës komunalë në park që po pastronin, menjëherë shkova dhe i pyeta se çfarë ndodhi djema” tha një grua.

Një tjetër qytetar u shpreh se mendoi se ishte dikush që i kishte rënë të fikët, por “ndërsa shkova pashë gjakun. Ai ishte shtrirë në trotuar, ndoshta sapo kishte zbritur nga makina”.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në vend. Përgjegjësinë për krimin e rëndë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar, por këto krime po cënojnë lirinë e shtypit. Ngjarja e rëndë ëshët raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat me jehonë kanë kërkuar zbardhjen e krimit makabër. Edhe presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, bëri apel për vendosjen e autorëve para drejtësisë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet jorgo karaivaz vritet jorgo karaivaz jorgo karaivaz vritet jorgo karaivaz

Sondazh

Poll