Aktualitet

Eksperti i Aviacionit Civil: Kontrollorët tanë shpëtuan ministren e kryeministrin nga ndërhyrja europiane, turqit nuk dinin

10 Prill 2021, 05:58 Nga DOSJA
Eksperti i Aviacionit Civil: Kontrollorët tanë shpëtuan ministren

TIRANË– Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj u shpreh në emisionin ‘Ekonomi plus’ se ministrja Balluku bëri një ndërhyrje të gabuar në cënimin e lëshimit të licensave për kontrollorët. Ai u shpreh se ndërhyrja e trupave turq ishte një lëvizje e gabuar e se duhej që të operonin vetëm trupa të trajnuar nga vendet europiane.

“Tentuan të operojnë me kontrollorë turq, por kjo do të ishte një nga gabimet që do të na kushtonte shumë nga ndërhyrja e BE-së. Turqit nuk dinin të lexonin kodet dhe nuk janë të trajnuar në këtë formë, në vendin tonë në raste të tilla mund të operojnë vetë kontrollorë të vendeve europiane, pasi ata janë trajnuar si ne. Ndërhyrja dhe sjellja e trupave turke ishte e gabuar. Ashtu siç ishte e gabuar nga ana e Ballukut ndryshimi i miratimit të licensës së kontrollorit, që sipas këtij ndryshimi jo nga Bangladeshi, por edhe Afrika mund të licensojmë kontrollorë për Rinasin.”

Goxhaj shtoi se ndërhyrja e kontrollorëve turq ishte lëvizja më e gabuar që do i kushtonte shtrenjtë vendit dhe politikës shqiptare në marrëdhënie me vendet e BE-së.

“Kontrollorët turq reaguan mëngjesin e sotëm duke u kthyer në vendin e punës e duke mos na lënë të biem në kaos me ndërhyrjen e BE-së për një gabim të tillë për ardhjen e trupave turke këtu. Turiqt nuk ishin të aftë të përdornin asnjë mjet pune, kontrollorët tanë shpëtuan sigurinë e koston e gjithë vendit, shpëtuan ministren e kryeministrin nga ndërhyrja europiane.”

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dritan goxhaj protesta e kontrolloreve ne rinas dritan goxhaj protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll