Bota

Raportimi i fundit/ Jorgo Karaivaz vuri alarmin për vrasjen e dy vëllezërve në Greqi, zbuloi lidhjet e biznesmenit mafioz me

9 Prill 2021, 20:59 Nga DOSJA
Raportimi i fundit/ Jorgo Karaivaz vuri alarmin për vrasjen e dy

GREQIMediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen mafioze të gazetarit investigative Jorgo Karaivaz, ngjarje që tronditi Athinën mesditën e sotme. Protothema shkruan se ngjarja ku po hetohet për momentin është përfshirja e gazetarit të ndjerë në marrëdhënie me Dimitris Malamas, një biznesmen i ekzekutuar mëngjesin e 29 tetorit të vitit 2019, i cili njihej për lidhje të forta me botën e ‘nëntokës’ greke.

Pikërisht Karaivaz kishte hetuar për këtë krim dhe kishte zbuluar se Malamas mbrohej nga policia vendase, pavarësisht aktiviteteve të tij me kriminelët e zonës, po ajo mbrojtje ‘i hëngri kokën’.

Fill para se të ekzekutohej para shtëpisë së tij në Alimos, ku e priste bashkëshorja dhe djali, gazetari kishte qenë i ftuar në një emision, në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa. Ai u bëri thirrje të fortë autoriteteve dhe i kritikoi ata në lidhje me mënyrën se si po hetohej për krimin e dyfishtë. Por, sapo mbaroi këto fjalë dhe u nis për në shtëpi, gazetari gjeti vdekjen në sulmin mafioz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur plot 17 gëshoja që dolën nga armë me silenciator, duke bërë që krimi të mos dëgjohej nga banorët e zonës.

Disa dëshmitarë madje treguan se vrarësit të cilët udhëtonin mbi motor nuk i kishin maskuar fytyrat, duke shtuar këtu faktin që ishin mjaft të sigurtë që nuk do të identifikoheshin dhe njiheshin nga askush.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në vend. Përgjegjësinë për krimin e rëndë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar, por këto krime po cënojnë lirinë e shtypit. Ngjarja e rëndë ëshët raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat me jehonë kanë kërkuar zbardhjen e krimit makabër. Edhe presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, bëri apel për vendosjen e autorëve para drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jorgo karaivaz vritet jorgo karaivaz jorgo karaivaz vritet jorgo karaivaz

Sondazh

Poll