Bota

Përfaqësuesi i BE i dërgon letër urimi Kurtit e fton në takim për dialogun me Serbinë: Dua të ndihmojë palët që të a

9 Prill 2021, 20:39 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i BE i dërgon letër urimi Kurtit e fton në

KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në letrën e urimit për postin e kryeministrit, Burrel shkruan se Bashkmi Evropian i ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë.   

Borrel gjithashtu në letrën e tij e ka ftuar Kurtin në një takim sëbashku me Serbinë për të vazhduar dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje. 

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Zyres së Kryeministrit që e ka lëshuar në drejtim të mediave:

Prishtinë, 9 prill 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, njëherësh nënkryetar i Komisionit Evropian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka qëndruar fort pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë COVID-19. “Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështes në këtë drejtim”, ka shkruar z. Borrell.

Në vazhdim të letër urimit, Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj, gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi joseph borrel albin kurti dialogu kosove-serbi joseph borrel

Sondazh

Poll