Bota

Bie helikopteri në Turqi, pilotët transportohen me urgjencë në spital, Ministria e Mbrojtjes: Shkaqet e rrëzimit po hetohen

9 Prill 2021, 19:57 Nga DOSJA
Bie helikopteri në Turqi, pilotët transportohen me urgjencë

TURQI- Një helikopter ushtarak ka rënë ditën e sotme në qytetin e Izmirit në Turqi. Helikopteri ra pranë zonës së detit në qytet dhe pas rënies dy pilotët kanë shpëtuar fatmirësisht gjallë nga rrëzimi i helikopterit.

Pilotët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas mediave turke helikopteri KT-1 po kryente stërvitje gjatë momentit të rrëzimit. Ndërsa Ministria Kombëtare e Mbrojtjes në Turqi në nëj postim në Twitter shkroi se ende nuk dihet se cila është aryesja e rrëzuimit të helikopterit dhe se po hetojnë këtë rast.

Pas rënies së helikopterit, efektivët policiorë shkuan në ndihmë të pilotëve ku i nxorën ata nga uji dhe i ndihmuan të hiqnin veshjet e tyre mbrojtëse.

“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, të cilat filluan menjëherë dhe 2 pilotët tanë u shpëtuan të gjallë”, thuhet në njoftim.

https://t.co/ylh1vSjlZf pic.twitter.com/Iij2aTLk7n

— Kut-ûl AMARE (@19_cdmrc_06) April 9, 2021

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kt-1 rrezohet helikopteri ushtarak kt-1 rrezohet helikopteri ushtarak

Sondazh

Poll