Aktualitet

“I dëgjuam një herë ***,do e hamë të tërë/ Zbardhen SMS-të e Mimit dhe Erjonit, kontrollorët në Whatsapp: Meta ësht

9 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
“I dëgjuam një herë ***,do e hamë të

TIRANË- AZLajme.com ka siguruar faksi-milet e plota të bisedave në Whatsapp të kontrollorëve të cilët u përfshinnë në konflikt me qeverinë deri në braktisjen e punës për shkak të reduktimit të pagave.

Në këto biseda që janë bërë në një grup të përbashkët whatsapp vërehet sesi aksioni për të kërkuar të drejtat e tyre ka nisur që herë në muajin mars. Në një bisedë të datës 21 Mars 2021, dy kontrollorë “Erjoni” dhe “Mimi” flasin për ndasitë që kanë mes tyre për të ngritur zërin…

Pjesë të bisedës së datës 21 Mars 2021

Mimi: Ok. Le të ballafaqohen idetë. Secila ide të mbrohet me argumenta

Erjon: Nuk kanë asnjë ide ata, ideja e atyre është që të marrin lekët pa lodhje. Ti bien shkurt

Mimi: Epo i dëgjuam një herë k… dhe rezultati u pa

Erjon: Epo derisa janë shumicë ctë bësh. Shumicat tallash

Erjon: Janë po të njëjtët ata që shtyjnë. Gjaknxehtë dhe pa tru

Mimi: O pipe ne sup jemi. Ne do jemi në punë se neve do na i shpallin paaftësinë këta

Ndërkohë në bisetë kuptohet qartë se akuzat e Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku se mbrapa organizimit të tyre qëndron Presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha, qartazi nuk qëndrojnë. Në bisedën mes kontrollorëve (Erjoni) dhe (Mimi) rezulton se ata e paragjykojnë Presidentin e Republikës të cilit i kanë kërkuar një takim për të ngritur shqetësimet e tyre, si një takim i cili vështirë se mund të prodhojnë ndonjë rezultat dhe se i druhen një instrumentalizomi të takimit nga Ilir Meta si një mundësi për të sulmuar politikisht shefin e qeverisë Edi Rama.

Pjesë të bisedës së datës 23 Mars 2021

Erjon: Mos u step nga persona që kërkojnë llogari si Agushi. Po nuk shkove ti do të shkojë ndonjë toç nga ata të rintjë dhe do na prishi punë

Erjon: Duhet një person gjakftothtë dhe integritet dhe eksperiencë. Po shkoi ndonjë si puna e Rei do ta hamë të tërë

Mimi: Takimi në Presidencë është kot. Meta si kryetar i këshillit të sigurisë do me e shfrytëzu kundër Ramës. Për ne ska asnjë vlerë thjeshtë informues

Erjon: Meta është si qen me erë. E ka marrë vesh që ne duam të dalim në media dhe do me e kap si kauzë. Ky del personi që ve rregull aty ku nuk ka dhe fiton pikë. Unë them që ai do e bëjë vet mediatike

Mimi: Mirë është të përgatiten se do ketë dhe kamera

Erjon: Meta do ofrojë mbështetje mediatike vetëm që ti japim një kauzë më shumë. Mund të na interesojë nis na premton qe po e morem pushtetin të na kthejë aty ku ishim

Ndërkohë komunikimiet elektronika (i lexoni të plota më poshtë) datojnë deri në muajt e parë të vitit të kaluar me shqetësimet për situatën politike dhe pandeminë.

MARRË NGA AZlajme.com

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion kontrolloret mimi protesta e kontrolloreve ne rinas erion kontrolloret mimi protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll