Shqipëria i hap rrugë pranimit të vaksinave që nuk miratohen nga EMA dhe FDA
9 Prill 2021, 17:16Nga DOSJA
TIRANË- Shqipëria ka hedhur ditën e sotme në Fletoren Zyrtare vendimin e ri për pranimin e vaksinave në vendin tonë. Në vendim shkruhet se në Shqipëri do të pranohen të gjitha vaksinat që do të miratohen nga enti-rregullatori i vendit që prodhohen vaksinat.
Më parë në Fletoren Zyrtare ky akt normativ nuk e lejonte vendin tonë që të pranonte vaksina nga vende të ndryshme pa marrë miratimin e Federatës Amerikane të Barnave dhe Ushqimit si dhe të Agjencisë Evropiane të Barnave.
Aprovimi i përdorimit të vaksinës në popullatë
Ishte
Aprovimi i përdorimit të vaksinës anti Covid-19 në popullatë bazohet në aprovimin e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara (FDA) të Amerikës dhe/ose European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian.
Bëhet
Aprovimi i përdorimit të vaksinës anti Covid-19 në popullatë bazohet në aprovimet e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian, të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid-19, si dhe vendeve të mbajtësit të autorizimit të tregtimit për vaksinat anticovid.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj se Shqipëria ka amuluar të gjitha vizat për turistët rusë. Me anë të një postimi në Facebook,...
TIRANË- Analisti nga Kosova, Milaim Zeka e ka konsideruar të turpshme dhe skandaloze veprimin e Kryeministrit Albin Kurti për refuzimin e vaksinave nga Shq...
SHQIPËRI– 2 mijë e 304 humbje jete, 28 mijë e 819 të infektuar aktivë dhe 96 mijë e 672 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fi...
TIRANË- 4 makina janë aksidentuar ditën e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në afërsi të zonës së F...
SHQIPËRI- Provimet e lirimit për klasat e nënta pritet të fillojnë më 16 qershor. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar ditën e sotme se në k...
TIRANË– Tre kontrollorët të cilët u vunë në pranga një ditë më parë dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” kanë dalë sot para trupës gjykuese. Dosja.al ka më...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka ndarë në Kolegje shtatë anëtarët e saj. Edhe pse me vetëm shtatë anëtarë, në një njoftim zyrtar, bën me dije se në Kolegji...
TIRANË- Unioni i Kontrollorëve të Rajonit kanë reaguar pas lajmeve për shoqërimin dhe burgosjen e kontrollorëve në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në faqe...