Aktualitet

EMRAT/ Me shtatë anëtarë, Gjykata e Lartë ndan gjyqtarët në tre Kolegje

9 Prill 2021, 14:06 Nga DOSJA
EMRAT/ Me shtatë anëtarë, Gjykata e Lartë ndan

TIRANË– Gjykata e Lartë ka ndarë në Kolegje shtatë anëtarët e saj. Edhe pse me vetëm shtatë anëtarë, në një njoftim zyrtar, bën me dije se në Kolegjin Penal janë caktuar gjyqtarët: Ilir Panda; Sandër Simoni; Albana Boksi; Klodian Kurushi; Sokol Binaj.

Në përbërje të Kolegjit Civil caktohet gjyqtari Ervin Pupe, ndërsa në përbërje të Kolegjit Administrativ caktohet gjyqtari Sokol Sadushi.

NJOFTIMI I PLOTË: Në mbështetje të pikave 2 dhe 3 të nenit 23 si dhe të shkronjës “ç” të nenit 38 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si edhe pasi vlerësoi mendimin e dhënë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Këshilli i Gjykatës së Lartë, në mbledhjen e datës 01.04.2021, vendosi:

Caktimin e gjyqtarëve në përbërje të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë, si më poshtë vijon:

Zj. Albana Boksi

III) Në përbërje të Kolegjit Administrativ caktohet gjyqtari:

Pavarësisht kolegjeve ku janë caktuar, gjyqtarët për nevoja të gjykimit të çështjeve, do të marrin pjesë edhe në përbërje të kolegjeve të tjera.​

(F.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjykala e larte gjykala e larte

Sondazh

Poll