Aktualitet

Vrau Altin Balliun me 4 plumba, Prokuroria e Korçës kërkon 22 vite burg për Olger Mustafën

9 Prill 2021, 15:58 Nga DOSJA
Vrau Altin Balliun me 4 plumba, Prokuroria e Korçës kërkon 22

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka kërkuar 22 vite burg për vrasëin e Altin Balliut në 2019. Pasi Olger Mustafa u vetë dorëzua në polici rreth 2 muaj pasi ndodhi ngjarja, prokuroria e ka gjykuar këtë rast për gati 2 vite, ku dhe tani ka kërkuar 22 vite burg.

Prokurori i çështjesm pas shqyrtimit të të gjithë ngjarjes doli në përfundimin se Olger Mustafa duhet të akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ dhe jo për veprën ‘Vrasje me paramendim’.

Altin Balliu mbeti i vrarë në 18 janar 2019 pas një sherri të ndodhur për motive banale, ku një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. 34-vjeçari Mustafa, ka qenë dhe i skeduar më parë, pasi është dënuar me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. I riu i shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet altin balliu olger mustafa prokururia e korces altin balliu olger mustafa prokururia e korces

Sondazh

Poll