Aktualitet

Situata në Rinas, Unioni i Kontrollorëve të Rajonit: Të ketë negociata mes palëve, kushtet e punës janë primare

9 Prill 2021, 13:55 Nga DOSJA
Situata në Rinas, Unioni i Kontrollorëve të Rajonit: Të

TIRANË- Unioni i Kontrollorëve të Rajonit kanë reaguar pas lajmeve për shoqërimin dhe burgosjen e kontrollorëve në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ata kanë shkruar se kushtet e punës për Kontrollorët e Trafikut janë  parakushti më i rëndësishëm për një trafik ajror të sigurtë dhe të përpiktë. Ata kanë shkruar se burgosja dhe keqtrajtimi nuk do të zgjidhë asnjë problem. Unioni gjithashtu ka bërë thirrje për negociata mes qeverisë shqiptare dhe kontrollorëve.

“Me keqardhje të madhe kemi marrë lajmet për Kontrollorët e Trafikut Ajror në Shqipëri. Kushtet e punës të Kontrollorëve të Trafikut Ajror janë parakushti më i rëndësishëm për një trafik ajror të përpiktë dhe të sigurt. Ne e kemi provuar profesionalizmin dhe dedikimin për profesionin tonë dhe kjo nuk mund të vihet kurrë në pyetje. Burgosja ose keqtrajtimi i kontrollorëve të Trafikut Ajror nuk është zgjidhje dhe nuk do të zgjidhë problemet e krijuara nga pandemia. Ne nxisim negociata mes zyrtarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe për një marrëveshje të përbashkët në vijim. Qëndrojmë pranë kolegëve tanë në Shqipëri. Ata dhe familjet e tyre janë në mendimet dhe lutjet tona”, shkruhet në njoftim.

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, disa ditë më parë nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

Ndërsa për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollorët e trafikut ajror protesta e kontrolloreve ne rinas unioni i kontrolloreve ne rajon kontrollorët e trafikut ajror protesta e kontrolloreve ne rinas unioni i kontrolloreve ne rajon

Sondazh

Poll