Politike

Rama sulmon Metën nga Saranda: U premton subjekteve të OFL-së se do u nxjerrë njerëzit nga burgu, kandidati i PD-së ka në

9 Prill 2021, 13:20 Nga DOSJA
Rama sulmon Metën nga Saranda: U premton subjekteve të OFL-së se

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta nga Saranda për Presidentin Ilir Meta dhe Opozitën. I ndodhur në një takim elektoral në qytetin bregdetar, Rama tha se Meta është kandidati informal të Opozitës në Vlorë. Rama e akuzoi Metën për të disatën herë se takohet skutave me subjektet e Operacionit Forca e ligjit (OFL). Sipas Ramës, Meta madje u ka premtuar subjekteve të OFL-së që do tu nxjerrë njerëzit nga burgu, bashkë me Prorkurorë e gjyqtarë të përjashtuar nga Vettingu.

Teksa komentonte kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë në Vlorë, Rama tha se njëri prej tyre ka në duar letrat e mijëra hektarëve tokë që pronarët e vërtetë kanë hequr picirin për t’i marrë. 

Kryeministri u kap sërish me protestën e kontrollorëve dhe tha se ata, të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta bllokuan vendin duke rrezikuar humbjen e vaksinave. Sipas Ramës, përveç kalimit të njerëzve në Rinas u bllokua edhe ardhja e arkivolëve të shqiptarëve që mund të kenë ndërruar jetë jashtë kufijve dhe duan të prehen në atdhe. Për kryedemokratin Basha, Rama tha se ai është një kryetar që fle gjumë kudo, që njëherë shfaqet si një djalë i edukuar dhe njëherë si radikal ekstremist. 

Sipas Ramës, Partia Socialiste është ajo që ka sjellë zhvillim në vend. Ai tha se gjatë kohës së qeverisjes nga Partia Socialiste në ato zona është prodhuar shumë më tepër se në kohën e komunizmit dhe të kooperativave.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll