Bota

9 Prill 2021, 11:05 Nga DOSJA

PRISHTINË- Një ide gjeniale i ka ardhur pronarit të një lokali në Kosovë i cili në shenjë proteste për të ndërgjegjësuar autoritetet për të rihapur baret dhe lokalet. Ai ka vendosur në shenjë simbolike disa manekine të ulur në tavolina në vend të klientëve dhe thotë se klientët janë ata që i japin vullnet pronarëve për të punuar.

“Punën nuk mund të na e marrë askush! Klientët janë ata që na japin vullnet të punojmë. Ne duam të punojmë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në sigurimin e vaksinave për stafin tonë. Zgjidhja tani më ekziston! Vaksina”, thuhet në postimin e lokalit. 

Foto nga postimet e lokalit:

Kosova ka nisur mbylljen dy javore për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive. Shërbimet e lokaleve dhe bareve janë gjithashtu të mbyllura dhe lejohet vetëm “Delivery”.  Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 1926 qytetarë, ku sipas mjekëve,  shumica e tyre kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bagolina lokali ne prishtine protesta në prishtinë bagolina lokali ne prishtine protesta në prishtinë

Sondazh

Poll