Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 10 mijë e 163 qytetarë

8 Prill 2021, 19:20 Nga DOSJA
Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 10.163 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 242 542 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Shqipëria është sot në ditën e 12 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vaksinimi masiv i popullsise vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi masiv i popullsise vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2021, 18:46

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 1 person 

DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë është kthyer përmbys duke lënë të pl...