Politike

Gazment Bardhi me qytetarët ne Elbasan: Nuk premtojmë mrekulli, por normalitet përmes angazhimeve konkrete.

8 Prill 2021, 17:53 Nga DOSJA
Gazment Bardhi me qytetarët ne Elbasan: Nuk premtojmë mrekulli, por

ELBASAN- Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një takim që ka zhvilluar ditën e sotme me qytetarë të lagjes “5 Maji”, ka thënë se fjalët dhe premtimet që kanë dhënë do t’i realizojnë. Në fjalën e tij, Bardhi u shpreh se ekipi i PD-së ka marrë përsipër angazhime të realizueshme, të cilat do të japin llogari në fund të mandatin 4-vjeçar.

“Kur ndamë zonat e marrjes në përgjegjësi, Qaniu më kërkoi pikërisht këtë lagje se tha, i kam njerëzit e mi dhe dua t’u rri në krah para dhe pas fushatës. Unë e shoh që vendimin ju e paskeni marrë. Përgjegjësia jonë në raport me besimin e secilit prej jush vjen me 26 prill e mbrapa. Po e thamë fjalën, do duhet me i qendru. Në këtë fushatë kemi vendos të mos dalim para njerëzve e të flasim gjëra që nuk i bëjmë dot. Do ishim të pavërtetë nëse do premtonim mrekulli këtu. Dhe pas 4 vitesh të vimë e të themi, nuk i bëmë dot se kështu gjetëm ca borxhe në qeveri, po na jepni votën se do i bëjmë herën tjetër. Nuk ka më herë tjetër. Nuk ka më shans Shqipëria e këta djemtë e rinj që janë këtu, e brezi im. Prandaj në këtë fushatë ne kemi dalë me angazhimin për të kthyer normalitetin. Më mirë vij këtu, jam i vërtetë e them do bëj 3 gjëra, se sa të premtoj 300 e mos të bëj asnjërën.
Nuk keni më mundësi, kohë e nerva me duru sërish këtë lloj modeli, që vjen këtu, merr besimin tuaj dhe e shndërron në mirëqënie për vete”, u shpreh Bardhi.

Bardhi tha se shteti është kur qeveria mban përgjegjësi para ligjit, dhe kur nuk kërkon ta mbaj pushtetin me forcë apo me dhunë. Ai u shpreh se qeveria aktuale e ka strategji që t’i vëjë shkelmin njerëzve, t’i varfërojë ata si dhe 1 herë në 4 vjet tu blejë dinjitetin, duke nënkuptuar votën.

Shtet është kur mbajnë përgjegjesi para ligjit atje lart, dhe jo dhuna policore ndaj atyre që rregullojnë dritare e çati. Ky është shteti që i vë shkelmin në fyt të pamundurit e nderon hajdutin. E kane strategji; varfëroi njerëzit e pastaj një herë në 4 vjet bliji dinjitetin, votën që është i vetmi pushtet që kanë. Ditën e zgjedhjeve duhet me marr vendimin e duhur. Jam i bindur se këtu në këtë sallë ka edhe socialistë të ndershëm. Nuk kemi me 25 prill beteje me ta. S’jemi në betejë PD-PS. Edhe socialistët janë shkel e varfëru si demokratët në këto 8 vite. Mund të jenë edhe më të mërzitur se ne, se kanë pasur besim e u kanë dhënë atyre besim”, tha Bardhi.

Bardhi gjithashtu në fjalën e tij theksoi nevojën dhe urgjencën për ndryshim, pasi qeveria aktuale për 8 vite në pushtet nuk bëri asgjë dhe nuk mbajti asnjë premtim.

“Nuk është ndryshim nëse ikën Taulant Balla dhe vjen Gazment Bardhi. Nuk është ndryshim, nëse nuk ndryshojmë modelin e sjelljes. S’mund ti marrim kurrë ne qytetarët që na japin votën për të mirëqënë që i kemi në xhep. Prandaj këto zgjedhje janë mesazh për këta që ishin në 8 vite e s’bënë asgjë, po edhe për ne, që nëse cedojmë nga angazhimet tona, kokërr vote s’duhet herën tjetër të na jepni. Përpos kësaj, ky (Rama) ka arrogancën dhe na fyen. I quan shqiptarët, që janë më punëtorët në botë, dembelë e thashethemexhinj. Prandaj vëllezer, kemi një betejë të përbashkët. Do duhet të nisim betejën e parë me 25 prill së bashku, po edhe pas 25 prillit. Partia jonë në këtë fushatë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj”, deklaroi Gazment Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll