Politike

“Parku i Besimit” që u harrua, Ambasada e SHBA-ve shpërndan mosmbajtjen e premtimeve të Veliajt

8 Prill 2021, 14:08 Nga DOSJA
“Parku i Besimit” që u harrua, Ambasada e SHBA-ve

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënjestruar kryebashkiakun e Tiranë, Erion Velian, si një person që nuk i mban premtimet e bëra. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada ka shpërndarë kronikën e një investigimi të emisionit ’31 minuta’ në RTSH, ku flitet për projektin ‘Parku i Besimit’ të premtuar gjashtë vite më parë nga Veliaj.

“Shihni temat investiguese që do të transmetohen sonte në darkë në 31 Minuta, një emision i prodhuar nga RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA. Ndiqeni sonte, ora 20:35, në RTSH ose në faqen 31 Minuta,”- shkruan në postim ambasada.

Parku i Besimit u premtua në vitin 2015 nga kryebashkiaku Veliaj dhe përfshinte krijimin e një parku të ri me në qendër Piramidën. Sipas Veliajt, ky projekt do të transformonte hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime peisazhistike.

Qendra e “Parkut të Besimit” në Tiranë do të ishte hapësira publike që mbështjell “Piramidën”, me vetë “Piramidën” si pikënisje dhe destinacion. Vendndodhjet e tjera do të ishin të vendosura përgjatë segmentit që lidh sheshin “Skënderbej” me sheshin “Nënë Tereza”. Por, edhe pse kanë kaluar gjashtë vite, nuk ka asnjë gjurmë nga ky projekt.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasada e shba-se tirane erion veliaj ambasada e shba-se tirane erion veliaj

Sondazh

Poll