Aktualitet

Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi me koronavirus

8 Prill 2021, 13:10 Nga DOSJA
Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të

ZVICËR– Duke filluar nga dita e sotme qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa problem drejt Zvicrës pasi kjo e fundit ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë.

Masat e reja të ndërmarra nga qeveria zviceriane aplikohen për të gjithë ata të cilët lejohen të udhëtojnë në Zvicër, shqiptarë të cilët kanë një leje qëndrimi ose zvicerianë që udhëtojnë për arsye pune.

Kjo do të shoqërohet me plotësimin e detyruar të një formulari dixhital me të dhënat e secilit person që do të udhëtojë drejt Zvicrën në rrugë ajrore, si dhe duhet të paraqesë një test PCR negativ të kryer të paktën 72 orë para fluturimit.

Ndërsa për  ata që udhëtojnë në rrugë tokësore do të duhet të plotësojnë vetëm formularin dixhital, pa pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne zvicer lehteson masat anti-covid koronavirusi ne zvicer lehteson masat anti-covid

Sondazh

Poll