Aktualitet

Nisin fluturimet e para në Rinas! Qytetarët informohen: Kush ka fluturim për Dubai niset sot!

8 Prill 2021, 11:00 Nga DOSJA
Nisin fluturimet e para në Rinas! Qytetarët informohen: Kush ka

TIRANË– Ditën e sotme do të rinisin vetëm udhëtimet drejt Dubait. Ky ishte informacioni që iu dha qytetarëve teksa qëndrojnë në pritje në ambientet e jashtme të aeroportit të Rinasit.

‘Kush do të iki për Gjermani, nesër në orën 09:00. Sot nuk bëhet, vetëm për Dubai. Sot nuk ka fluturime për Gjermani.’- dëgjohet të thotë qytetari në video.

Kanë qënë punonjësit e aeroportit të Rinasit ata të cilët kanë dhënë informacionin për qytetarët.

Pavarësisht deklaratës së dhënë nga Ministrja Belinda Balluku se fluturimet do të rinisin nesër, sot është bërë e mundur që të nisin udhëtimet drejt Dubait.

LISTA/ Nesër rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit! Me cilin shtet do udhëtojnë të parët qytetarët shqiptarë (SHTETET & ORARET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas rinisin fluturimet ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas rinisin fluturimet ne rinas

Sondazh

Poll