Aktualitet

Bllokimi i Rinasit, reagon “Eurocontrol”: Po ndjekim situatën, nuk komentojmë hapat e autoriteteve shqiptare

8 Prill 2021, 10:36 Nga DOSJA
Bllokimi i Rinasit, reagon “Eurocontrol”: Po ndjekim situatën,

TIRANE- Autoriteti Europian i Kontrollit Ajror, “Eurocontrol”, ka reaguar për bllokimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Eurocontrol” thotë se ka marrë informacion mbi situatën në Shqipëri dhe për faktin që Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar për ndalimin e fluturimeve nga ora 10:00 e datës 7 prill, deri në orën 10:00 të datës 8 prill, raporton A2 News.

“Rrjeti i Menaxherëve të “Eurocontrol” po e ndjek nga afër situatën, dhe jemi siguruar që asnjë avion me destinacion Aeroportin e Tiranës të mos niset nga zonat në përgjegjësinë tonë gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të komentojmë hapat e marra nga autoritetet shqiptare”, thotë “Eurocontrol”.

Lajmi kryesor: Greva në Rinas/ Arrestohen 3 kontrollorë, mbi 20 të shoqëruar gjatë mesnatës! Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, pritet marrëveshje me homologët e NATO-s (ZHVILLIMET) 

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eurocontrol protesta e kontrolloreve ne rinas eurocontrol protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll