Aktualitet

Arrestimi i 3 kontrollorëve, flet avokati: Arsyeja për ndalimin e tyre janë mesazhet në What’sApp

8 Prill 2021, 10:01 Nga DOSJA
Arrestimi i 3 kontrollorëve, flet avokati: Arsyeja për ndalimin e tyre

TIRANË– Avokati Rezart Kthupi ka dalë para mediave për të bërë të ditur se arrestimi i tre kontrollorëve është bërë për shkak të bisedave që janë zbuluar në ‘WhatsApp’. Ai ka bërë të ditur se kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrollorëve dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë për shpërdorim detyre.

Akuza që është ngritur ndaj tyre është për komunikimet që janë bërë në grup të kontrollorëve.


DEKLARATA:

Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrolloreve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 228 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’iu komunikohet atyre, se nuk janë funksionarë publikë. Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në Whatsup. Dmth është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup. Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që Albcontroll është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte huam, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime. Është pretendim që nuk ka asnjë provë që ta provojë, të gjithë kontrollorët kanë qenë sot këtu, dhe me çfarë baze, avionët nuk punojnë.

LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Arrestohen 3 kontrollorë, mbi 20 të shoqëruar gjatë mesnatës! Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, pritet marrëveshje me homologët e NATO-s (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas rezart kthupi protesta e kontrolloreve ne rinas rezart kthupi

Sondazh

Poll