Aktualitet

Protesta e kontrollorëve të trafikut ajror, zyrtarë të lartë pritet t’i nënshtrohen hetimit

8 Prill 2021, 08:08 Nga DOSJA
Protesta e kontrollorëve të trafikut ajror, zyrtarë të

TIRANË– Në hetimet për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit do të përfshihen dhe zyrtarë të lartë. Kjo iu bë e ditur ditën e sotme nga gazetarja Klodiana Lala. Ajo tha se prokuroria është duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin, si kontratat e punës, por edhe është duke marrë në pyetje të gjithë kontrollorët që pretendojnë se janë të paaftë përkohësisht për të kryer punën për shkak të stresit të krijuar edhe nga përhapja e COVID-19

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka çelur një hetim penal lidhur me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit ku pas bojkotit të punës nga ana e kontrollorëve është paralizuar gjithë puna dhe nuk ka pasur asnjë avion të jetë ulur apo të jetë ngritur nga pikëpamja e aeroportit më të madh në vend. Burime zyrtare pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetimi ka nisur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Prokuroria është duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin, si kontratat e punës, por edhe është duke marrë në pyetje të gjithë kontrollorët që pretendojnë se janë të paaftë përkohësisht për të kryer punën për shkak të stresit të krijuar edhe nga përhapja e COVID-19 dhe më pas do të ketë dhe një rimarrje të tyre në pyetje lidhur me pretendimet që kanë ngritur. Ky bojkot i kontrollorëve ka sjellë dhe bllokim të punës duke sjellë një dëm të madh ekonomik, ndërkohë që janë dhjetëra qytetarë që nuk kanë mundur të fluturojnë.Hetimit pritet t’i nënshtrohen dhe zyrtarë të lartë të cilët kanë pasur informacion për mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet dhe se si mund të shkohej në paralizimin e punës në aeroportin e vetëm në vend”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Greva në Rinas/ Arrestohen 2 kontrollorë, mbi 20 të shoqëruar gjatë mesnatës! Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, afati i fundit për negociata sot në 10:00 (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala protesta e kontrolloreve ne rinas klodiana lala protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2021, 07:06

TIRANË– Avokati i kontrollorëve të Rinasit ka dalë në një deklaratë për mediat. Rezart Kthupi ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar nga polic...