Aktualitet

U shoqëruan mbrëmjen e djeshme për në Komisariat, lihen të lirë të gjithë kontrollorët e trafikut ajror

8 Prill 2021, 08:10 Nga DOSJA
U shoqëruan mbrëmjen e djeshme për në Komisariat, lihen

TIRANË– Te gjithë kontrollorët e trafikut ajror të aeroportit të Rinasit janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te prokurorisë së Tiranës.

Deri tani zyrtarisht nuk janë lëshuar urdhër arreste, por hetimet mbi pezullimin e punës nga punonjësit e Albcontrol vijojnë.

Një pjesë e kontrollorëve u shoqëruan gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga ambientet e një hoteli në Rinas, ndërsa pjesa tjetër u paraqit vullnetarisht pas komunikimit policor. Numri total i personave të shoqëruar arrit në 28 mëngjesin e sotëm, ku pas marrjes në pyetje u liruan fillimisht 4 kontrollorë dhe më pas pjesa tjetër e tyre.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2021, 07:06

TIRANË– Avokati i kontrollorëve të Rinasit ka dalë në një deklaratë për mediat. Rezart Kthupi ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar nga polic...