Bota

Gafa diplomatike/ Reagon zëdhënësi i von der Leyen: Duhet të sigurohemi që një incident i tillë të mos ndodhë në të a

8 Prill 2021, 08:18 Nga DOSJA
Gafa diplomatike/ Reagon zëdhënësi i von der Leyen: Duhet të

TURQI– Ursula von der Leyen, presidentja e parë femër e komisionit Evropian, ishte “befasuar” pasi mbeti pa një karrige gjatë një takimi të dy presidentëve të BE-së dhe udhëheqësit të Turqisë, Rexhep Tail Erdogan, dhe ka kërkuar që një këputje e tillë të mos përsëritet më.

Ajo mbeti e befasuar dhe e irrituar dukshëm në fillimin e bisedimeve në Ankara me dy homologët e saj, Erdogan dhe Charles Michel, ish-kryeministri belg i cili është president i këshillit Evropian.

Sipas Guardian, zëdhënësi i Von der Leyen sqaroi qëndrimin e presidentes së komisionit mbi çështjen, duke vënë në dukje se incidenti i kishte “mprehur vëmendjen” çështjes së të drejtave të barabarta gjatë diskutimeve që pasuan.

“Presidentja e komisionit u befasua qartë dhe kjo është diçka që ju mund ta shihni nga video … Niveli i protokollit është saktësisht i njëjtë me atë të presidentit të këshillit Evropian.’‘- tha ai.

“Presidentja jonë është anëtare e këshillit Evropian në të drejtën e saj dhe normalisht kur shkon në vendet e huaja ajo trajtohet saktësisht në të njëjtën mënyrë si presidentja e këshillit Evropian. Presidentja pret që institucioni që ajo përfaqëson të trajtohet me protokollin e kërkuar dhe për këtë arsye ajo i ka kërkuar ekipit të saj që të marrë të gjitha kontaktet e duhura në mënyrë që të sigurojë që një incident i tillë të mos ndodhë në të ardhmen”.- vijoi ai.

Zëdhënësi sugjeroi që presidentja e komisionit të merrte një vendim të llogaritur për të vazhduar takimin pavarësisht nga ofendimi.

As Von der Leyen dhe as Michel nuk përmendën gafën diplomatike në një konferencë shtypi pas takimit.

“Ne kemi ardhur në Turqi për t’i dhënë marrëdhënies sonë një moment të ri dhe në këtë drejtim kemi pasur një takim të parë interesant me Presidentin Erdogan,” – tha Von der Leyen. Ajo shtoi se Turqia kishte dërguar një “sinjal të gabuar” duke lënë konventën për parandalimin e dhunës ndaj grave të nënshkruar në 2011.

Skena e vështirë u shfaq përpara një takimi tre orësh me Erdogan të martën, ku një nga çështjet e ngritura nga udhëheqësit e BE-së ishin të drejtat e grave në dritën e tërheqjes së Turqisë nga një konventë mbi dhunën me bazë gjinore.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota charles michel rexhep tail erdogan ursula von der leyen charles michel rexhep tail erdogan ursula von der leyen

Sondazh

Poll