Politike

8 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Dropull të Gjirokastrës. Ai u prit me llokume nga qytetarët, të cilëve mikëpritjen e falenderoi në gjuhën greke.

Pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit ishte tema kryesore që Rama diskutoi. Ai bëri fajtor të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe Ilir Metën, sipas së cilës e kanë marrë peng duke e trajtuar vendin si plaçkë. Për Bashën, Rama thotë se heshtja e tij, tregon shumë, që nuk është gjë tjetër veç se një kukull në duart e dyshes Berisha-Meta. Meta dhe Berisha janë ata të dy të cilët, sipas Ramës bllokuan procesin e vaksinimit në vend që shumë njerëz të mos merrnin dozën e dytë të vaksinës.


Ndërkohë për procesin e vaksinimit, Rama tha se është mbajtur peng nga revolta e kontrollorëve. Kreu i qeverisë tha se kanë qëndruar gjithë natën pa gjumë në mënyrë që të bënin të mundur ruajtjen e vaksinave.

Gjatë bisedës, Rama bëri të ditur se një qytetar i kishte dërguar mesazh se i duhej të shkonte me patjetër për në Itali, pasi bashkëshortja e tij është me tumor. Ndërkohë, Rama fajësoi për mbylljen e aeroportit sërish Berishën dhe Metën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne gjirokaster zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne gjirokaster zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2021, 07:30

TIRANË– Greva e kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore. Qytetarët kanë shprehur shqetësimi...