Politike

Balluku: Gjatë drejtimit të AlbControl nuk hoqa nga puna asnjë të PD-së apo LSI-së! Një prej tyre është shef shtabi i P

8 Prill 2021, 06:15 Nga DOSJA
Balluku: Gjatë drejtimit të AlbControl nuk hoqa nga puna asnjë

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se nuk ka hequr nga puna asnjë person që ka qënë me partinë Demokratike apo LSI-në. Teksa ishte në një lidhje me ‘Skype’, ministrja tha se njëri nga djemtë që punojnë në Rinas është shef shtabi i një nga deputetëve të PD në Shkodër.

DEKLARATA:

Nuk kam hequr nga puna asnjë të PD dhe asnjë të LSI. Njëri nga djemtë aty është shef shtabi i njërit nga deputetët në Shkodër për PD. Hape FB e Sali Berishës. Është organizuar nga njerëz të angazhuar politikisht. Greva financiare ka datën e gjyqit, e ka më datë 9. Dy javë para zgjedhjeve është politike sepse drejtohet nga persona që kanë funksione politike në këtë fushatë.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar ditën e djeshme të gjitha fluturimet, ndërkohë që anulimi vijon dhe ditën e sotme. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg. Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Politike 7 Prill 2021, 19:48

TIRANË– Gazetari Ilir Babaramo shtë përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia. Të dy të ftuar në “Open” për protestën që ka nisur nga ...