MERRET VENDIMI! Ministri Peleshi zbardh DETAJE: Kontrollorët do të zëvendësohen me shqiptarë e të huaj
8 Prill 2021, 07:38Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije detaje lidhur me mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Peleshi ka bërë me dije se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është autorizuar për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve. Sipas tij, është kërkuar që të merret çdo masë për kthimin e situatës në normalitet.
“Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika. Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Nuk mund të rrimë në vend, nuk mund të ngelemi peng i lojës politike, do të kryej deri në fund detyrën time si ministër, nisur nga rezultati i këtij Komiteti, ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. Njerëzit kanë shumë pikëpyetje kur do të vijnë, kur do të ikin, priten vaksinat, e kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim,”-tha Peleshi.
SARANDË– Qyteti bregdetar i Sarandës ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në kuadër të fush...
LLOGARA– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar bllokimin e rrugës në LLogara, ku dhjetra mjete kanë mbetur të bllokuara.Në një p...
Politike 8 Prill 2021, 07:30
TIRANË– Greva e kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore. Qytetarët kanë shprehur shqetësimi...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në ‘instastory’ një tjetër ‘dështim të qeverisë Rama’. Teksa ndan tre foto, Basha thekson se ...
TIRANË– Ministrja Belinda Balluku tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se nuk ka hequr nga puna asnjë person që ka qënë me partinë Demokratike apo...
Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë ka filur në “Opinion” për bllokimin e aeroportit të Rinasit, pasi kontrollorët e trafikut ajror deklaruan paaftësi të ...
TIRANË– Ministrja e Insfrastrukturës Belinda Balluku i ka konsideruar qenie kontrollorët e Albcontrol të cilët sot janë ngritur në protestë. Në një lidhje ...
TIRANË– Zëvendës ministri Besart Kadia ka nisur të qeshë në momentin që Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve në Rinas u pyet se përse u nis protest...