Politike

“Shqiptarët do e tregojnë veten”, Ilir Meta mesazh në prag të zgjedhjeve: Nëse shet votën, nesër do jesh skllav i pus

8 Prill 2021, 08:22 Nga DOSJA
“Shqiptarët do e tregojnë veten”, Ilir Meta mesazh në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta shtë shprehur se fuqia e shqiptarëve për të ndryshuar gjërat në demokraci është vetëm përmes votës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta i drejtohet shqiptarëve duke u shprehur se ata do e tregojnë veten në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit. Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë”, thekson kreu i shtetit teksa ka publikuar një analizë të publicistit Ndriçim Kulla.

Postimi i presidentit Meta:

Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.

(kle.mu./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2021, 07:30

TIRANË– Greva e kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore. Qytetarët kanë shprehur shqetësimi...