Politike

“S’kanë më shumë stres se unë”/ Haxhiu shpërthen ndaj kontrollorëve: Kush jeni ju që ndaloni fluturimet? Artan Hoxh

7 Prill 2021, 20:44 Nga DOSJA
“S’kanë më shumë stres se unë”/ Haxhiu

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me pedagogun Artan Hoxha teksa diskutonin për protestën e kontrollorëve.

Të ftuar në “Open”, teksa diskutonin për këtë protestë, Hoxha tha se kontrollorët kanë shumë stres për punën që bëjnë. 

Ndërsa Haxhiu tha se kontrollorët nuk kanë më shumë stres se ai.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Kush jeni ju more, kush jeni ju që ndaloni njerëzit të fluturojnë more? Kush jeni ju? Kush jeni ju të vendosni këtë, është sikur dogana të mbetet pa doganierë pa policë

Artan Hoxha: Grevë ndoshta bëjnë edhe policët

Baton Haxhiu: Grevë le të bëjnë po jo të lënë vendin e punës

Artan Hoxha: Tha që nga qershori nuk ua ka fishkëllyer njeri.

Grevë le të bëjnë more

Artan Hoxha: Por ti nuk e di se ata bëjnë një punë që kanë një stress që ne nuk na e merr mendja

Baton Haxhiu: Çfarë stresi kanë ata more

Artan Hoxha: Si çfarë stresi

Baton Haxhiu: Kanë stres më shumë se unë ata kështu?

Artan Hoxha: Po çfarë stresi ke ti more? Ata një gabim të bëjnë përfundojnë në burg dhe nuk dalin më për gjithë jetën. Kanë një vit, plasin një ditë.

Baton Haxhiu: Çfarë do plasi more? Çfarë do plasi me 2 mijë euro rrogë

Artan Hoxha: Si nuk plas or ti, se njerëz janë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan hoxha baton haxhiu protesta e kontrolloreve ne rinas artan hoxha baton haxhiu protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Politike 7 Prill 2021, 19:48

TIRANË– Gazetari Ilir Babaramo shtë përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia. Të dy të ftuar në “Open” për protestën që ka nisur nga ...