Bota

FMN: Ekonomia e Kosovës pësoi rënie ME 6% gjatë pandemisë, pritet të rritet 4.5 për qind gjatë vitit 2021

7 Prill 2021, 12:32 Nga DOSJA
FMN: Ekonomia e Kosovës pësoi rënie ME 6% gjatë

KOSOVË– Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit mbi projeksionet e rritjes ekonomike ne botë, ka deklaruar se ekonomia e Kosovës për vitin aktual do të rritet me 4.5% pas tkurrjes që pësoi gjatë pandemisë.

“Rritja pasqyron mbështetjen shtesë fiskale në disa ekonomi të mëdha, rimëkëmbjen e mundësuar nga vaksinat në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe përshtatjen e vazhdueshme të veprimtarisë ekonomike”,– tha përmes deklaratës FMN.

Po ashtu, Banka Botërore në raportin e fundit mbi gjendjen ekonomike në Evropë dhe Azinë Qendrore, tregon se ekonomia e Kosovës gjatë pandemisë ra 6.9 për qind.

“Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9 për qind në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4 për qind këtë vit pasi COVID-19 vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet”,- njoftoi Banka Botërore.

Ndërsa sipas, Bankës Qëndrore të Kosovës  aktiviteti ekonomik për vitin aktual do të jetë më pozitiv.

“Në vlerësimin e trajektores të ekonomisë gjatë fazave të hershme, Banka Qendrore ka dal me vlerësimin se do të ketë rënie rreth 3 për qind. Pastaj, në muajin shtator të 2020-së e kemi bërë një rivlerësim dhe është vërejtur se për shkak të ndikimit të pandemisë në ekonomi, rënia mund të jetë edhe më e thellë dhe kemi dal me një rivlerësim se rënia do të jetë 7.2 për qind.  Për të dhënë parashikimet për vitin 2021, pritjet e Bankë Qendrore në krahasim me vitin e kaluar janë se, aktiviteti ekonomik do të duhej të jetë më pozitiv, sepse nuk kemi arsye të mendojmë se do të vazhdoj recesioni edhe për këtë vit”,- ka pohuar në një intervistë për Telegrafin, zëvendës guvernatori i BQK-së, Sokol Havolli.

FMN është shprehur se ekonomia e botës pritet të rritet për 6 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm.Ky recesion ekonomik e ka tkurrur ekonominë botërore për rreth 3.3 për qind në vitin 2020.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora banka boterore ekonomia ne kosove fmn banka boterore ekonomia ne kosove fmn

Sondazh

Poll