Bota

Publikohen pamje e para nga filmi më i ri i Angelina Jolie

7 Prill 2021, 11:51 Nga DOSJA

SHBA– Angelina Jolie po xhiron filmin “Those Who Wish me dead”. Filmi është njoftuar se do dali në kinema dhe në HBO Max më 14 maj.

“Those Who Wish me dead” është bazuar në romanin me të njëjtin titull të autorit Michael Koryta.

E pyetur nga People për rolin në këtë thriller Jolie ka pohuar se ky rol e ka bërë ta shtyjë shtyrë veten në limite. Jolie luan rolin e Hannah-s, e cila ende përjeton fortë  humbjen e tre jetëve që nuk arriti ta shpëtonte nga një zjarr.“Ajo mbart shumë faj dhe është mjaft e thyer,” i tha Jolie “People” për karakterin e saj, duke thënë se karakteri i saj është një vajzë që ka përjetuar tragjedi dhe ndihet e përgjegjëse për të.

 

Regjizori Taylor Sheridan,i nominuari për “Oscar”, e takon atë me një djalë të vuajtur 12-vjeçar (Finn Little), ku nuk ka asnjë vend tjetër për t’u kthyer.

Bazuar në romanin me të njëjtin titull të Michael Koryta të 2014, “Those Who Wish Me Dead”  Hannah shfaqet duke ecur në shkretëtirë për të ndihmuar një djalë i cili “është kapur nga diçka në të cilën nuk duhet të ishte bërë kurrë”.

Ajo që është pikë kyçe e thrillerit është edhe terreni i pazkontë që i përball personazhet me aventura të shumta.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angelina jolie those who wish me dead angelina jolie those who wish me dead

Sondazh

Poll