Bota

Haradinaj akuzon deputetin e VV-së, Sali Zyba se u shkoi në shtëpi anëtarëve të AAK-së për të trafikuar vota për presi

7 Prill 2021, 11:55 Nga DOSJA
Haradinaj akuzon deputetin e VV-së, Sali Zyba se u shkoi në

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zyrtari dhe deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Sali Zyba, ka tentuar të “trafikojë” vota në grupin parlamentar të AAK-së, për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

Sipas Express, Haradinaj thotë se i është kërkuar edhe atij të takohet me Zybën, por e ka refuzuar dhe i ka thënë se mund të takohet vetëm me kryetarin e LVV-së, kryeministrin Albin Kurti.

”Zyba ka kontaktuar me deputetë tanë, njëri nga këta deputetë ka kërku takim me mu, pas kësaj, i cili ka kërku edhe unë të takohem me të, me z. Zybën. Përgjigja ka qenë se ju jeni sekserë dhe nuk takohem me ju, por jam i gatshëm me u taku me kryetarin e partisë, z. Kurti, kur ai e vlerëson, por ndalni këto praktika të presionit, presion serioz, presion i gjithanshëm, pos joshjes. Z. Zyba është sekser klasik, i cili e ka marrë përsipër në emër të partisë të vet trafikimin e votave”– tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se mund ta ballafaqojë me deputetin dhe ata, të cilëve, sipas tij, Zyba u ka shkuar në shtëpi.

Të dielën, Kuvendi i Kosovës zgjodhi në raundin e tretë Vjosa Osmanin si presidente. AAK-ja, si parti opozitare, nuk përkrahu zgjedhjen e saj dhe as nuk mori pjesë në votim. Vetëm deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në votim.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ramush haradinaj sali zyba albin kurti ramush haradinaj sali zyba

Sondazh

Poll