Bota

Pazaret për president/ Vjosa Osmani shprehej pro zgjedhjes nga populli, LVV-ja kundër

7 Prill 2021, 11:59 Nga DOSJA
Pazaret për president/ Vjosa Osmani shprehej pro zgjedhjes nga populli,

KOSOVË– Vjosa Osmani u zgjodh të dielën si presidente e Republikës së Kosovës. Për të ardhur në këtë pozitë, ajo dhe kryeministri Albin Kurti, u deshën që t’i bindnin disa deputetë për të marrë pjesë në votim, si Adem Hoxhën dhe Fadil Gashin.

Në synimin për të arritur 80 votat e nevojshme që duhej të futeshin në kuti, e bindi dhe madje e mori në partinë e tij edhe deputeten Adelina Grainca.

Kreu i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, konfirmoi se atë ditë ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti, dhe se ky i fundit ia kishte ofruar kësaj partie edhe një pozitë zëvendëskryeministri në Qeveri. Me këtë ishte pajtuar dhe Hoxha.

“Po, do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po, si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”,- tha Hoxha për Reporterin.

Sipas Express, Pazaret nuk do të mungonin dhe për Hashim Thaçin, ku zgjedhja e tij në pozitën e shefit të shtetit, ishte bërë më së shumti në kurriz të diplomacisë kosovare.

Në këmbim të votës për t’u zgjedhur president, Thaçi i kishte bindur deputetët  përmes favoreve të ndryshme. Vota e dikujt kishte pasur kosto më të lartë, dhe e dikujt tjetër më të ulët. Benefitet e fituara nga deputetët që ishin bindur në fund për të votuar, ishin bërë të ditura pak muaj më vonë. Alma Lama, atë kohë deputete e LDK-së, ishte bërë ambasadore në Itali. Vëllezërit e dy deputetëve tjerë të LDK-së, Arben Gashit e Armend Zemajt, ishin ngritur në grada në diplomacinë kosovare si kompensim për votat e tyre.

Kjo situtatë ka bërë që në opinionin publik të konsideroheshin disa herë ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt përmes votave të qytetarëve. Sipas drejtorit të Institutit Kosovar i Drejtësisë, Ehat Miftaraj, kjo do të ishte zgjidhja më e përshtatshme.

“Në rrethanat e Kosovës me një demokraci parlamentare relativisht të re dhe në proces të ndërtimit të identitetit dhe përvojës kushtetuese dhe parlamentare, përcjellur me kriza kishtetuese dhe institucionale, zgjidhja më e përshtatshme në vitet në vazhdim pa dyshim se do të ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës nga vota popullore. Një qasje e tillë po ashtu do të mund të arsyetonte faktin që në një demokraci parlamentare Presidenti te jetë kreu i shtetit dhe që përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës dhe garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë”, -ka thënë Miftaraj.

LVV-ja do të qëndronte kundër zgjedhjes së presidentit direkt nga votat e popullit.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, në fund të vitit që shkoi, në Pressing të T7 thoshte se nuk e favorizojnë zgjedhjen e presidentit përmes votave popullore. Për këtë, ai e përmendte një arsye.

“Qëndrimi i Vetëvendosjes është që mos me qenë përmes popullit, por ky nuk ka qenë një qëndrim i Vetëvendosjes i cili ka të bëjë vetëm me vetë substancën e presidentit si të tillë. Ka pasur të bëjë më shumë me fuqinë e Parlamentit. Do me thënë fuqia e Parlamentit të mos zbehet”, thoshte Konjufca.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora adelina grainca adem hoxha hashim thaci vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove adelina grainca adem hoxha hashim thaci vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll