Aktualitet

HARTA LIVE/ Mot i keq në Shqipëri! Në Kukës nis dëbora, shiu rëndon trafikun në vend, ndodhin dy aksidente, ARRSH ndërpr

7 Prill 2021, 05:21 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Mot i keq në Shqipëri! Në Kukës nis dëbora,

TIRANË– Dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, duke sjellë jo pak probleme. 

Nga lagështia e krijuar në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka ndodhur një kasident i rëndë në ‘Rrugën e Kombit’, ku janë plagosur dy vajza. Automjetet janë përplasur në aksin rrugor Milot-Rubik dhe përplasja ka qenë e fortë, që ka sjellë në plagosjen e njërës shofereje dhe një pasagjere.

Edhe në autostradën Tiranë-Durrës ka nodhur një aksident i katërfishtë mëngjesin e sotëm. Katër automjete të ndryshme janë përplasur me njera-tjetrën, ndërsa njera prej tyre është kthyer përmbys. Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos trafiku në Tiranë. Për shkak të motit të keq dhe punimeve, të kalosh nëpër rrugët e kryeqytetit, është ‘mision’ i pamundur!  Rreshjet e dendura të shiut ditën e sotme, e kanë rënduar ndjeshëm trafikun thuajse në të gjitha rrugët, veçanërisht në zonën e Astirit.

Shiu ka pezulluar edhe punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se janë shtyrë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”, për shkak të reshjeve të shiut. Këto punime, të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Kukës kanë nisur reshjet e dëborës, edhe pse ndohemi në muajin e dytë të pranverës. Reshjet e dëborës janë shoqëruar me erëra të forta dhe ulje të temperaturave, që nuk të japin përshtypjen e stinës së pranverës. Shoferët duhet të përdorin zinxhirët në disa akse, ndërsa pronarëve të tokave ju janë dëmtuar të mbjellat.

Si është parashikimi për ditën e sotme?

Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat do të shoqërohen me shtrëngata.

Në qarqet Lezhë dhe Elbasan priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta. Ndërkohë që në lartësinë mbi 600 m mbi nivelin e detit pritet të ketë dëborë. Sa i përket temperaturave, ato pritet që të variojnë 9 / 11 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 7 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: 1 / 9 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në zonat malore.

HARTA LIVE: 

(kle.mu;k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll